Tirana Ime

Politika e Privatësisë Aplikacioni Tirana IME

Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të kryer për shërbimet e aplikacionit Tirana Ime, për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj nga përdorimi i këtij aplikacioni.

1. Informacione rreth nesh

1.1 Kush Jemi

“Vodafone Albania” sha, person juridik shqipëtar, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc, me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durres, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, idenfitikuar me numër NIPT K11715005L. “Vodafone Albania” është gjithashtu i regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Bashkia Tiranë është organ publik që organizohet dhe funksionon në mbështetje dhe zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, rregullores së brendshme për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës, si dhe çdo akti ligjor dhe nënligjor në fuqi që rregullon ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

1.2 Si të na kontaktoni

Për të kontaktuar me Vodafone Albania na shkruani në adresën postare: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: alfunc.askprivacy@vodafone.com .

Për të kontaktuar me Bashkinë Tiranë na shkruani në adresën postare: sheshi “Skënderbej”, nd. 2, Bashkia Tiranë, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: info@tirana.al .

1.3 Parimet tona

Ne e konsiderojmë mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj jemi të përkushtuar cdo ditë të zbatojmë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.

Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

Njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm që ju keni nevojë të keni informacion se si trajtohen të dhënat tuaja personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë administron të dhënat tuaja personale nga përdorimi i këtij aplikacioni.

2. Informacioni personal që mund të mbledhim dhe qëllimi i përdorimit

Vodafone dhe Bashkia Tiranë mbledhin të dhëna personale rreth jush drejtpërdrejtë në momentin që ju përdorni shërbimet “Raporto” ose “Paguaj Parkim”. Disa nga të dhënat janë të detyrueshme për të bërë të mundur ofrimin cilësor të shërbimit të kërkuar dhe disa të tjera janë opsionale dhe ju mund të zgjidhni të mos i vini në dispozicion.

2.1 Të dhëna nga përdorimi i shërbimit “Raporto”

Në rast se ju zgjidhni të përdorni shërbimin “Raporto” për të raportuar pranë Bashkisë Tiranë punime të reja, incidente ose shqetësime të ndryshme që hasni në komunitetin ku jetoni, ju do t’ju kërkohet që të kategorizoni llojin e raportimit, të jepni informacione rreth ngjarjes që dëshironi të raportoni ose nëse dëshironi të ngarkoni foto ose video për të dëshmuar raportimin tuaj. Ju mund të zgjidhni që të jepni vetëm një përshkrim ose të ngarkoni foto/video, plotësimi i të dyja kushteve nuk është i nevojshëm për funksionimin e shërbimit.

Nga përdorimi i këtij shërbimi me dëshirën tuaj ju mund të zgjidhni që të ndani me ne adresën ku ka ndodhur ngjarja si dhe të dhëna të tjera sic janë adresa juaj e email-it ose numri i telefonit ku mund t’ju kontaktojmë për t’ju informuar mbi masat e ndërmarra për zgjidhjen e problematikës. Këto të dhëna nuk janë te detyrueshme, ju mund të zgjidhni edhe të mos i jepni por do të ndihmonin më tepër punën e Bashkisë Tiranë në zgjidhjen e problematikës tuaj.

2.2 Të dhëna nga përdorimi i shërbimit “Paguaj Parkim”

Për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit “Paguaj Parkim” ne mbledhim të dhëna personale rreth jush sic mund të jetë numri i telefonit, targa e automjetit dhe zona në të cilën kërkoni të parkoni. Këto të dhëna janë të nevojshme për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit dhe faturimin e vlerës që duhet të paguani për këtë shërbimi.

3. Përhapja e të dhënave

Për qëllime të ofrimit dhe mirëmbajtjës së shërbimit Vodafone dhe Bashkia Tiranë mund të ndajnë të dhënat personale vetëm me shoqëri të tjera që ofrojnë shërbime për të bërë të mundur mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve operative të këtij aplikacioni. Gjithashtu këto të dhëna mund të ndahen edhe me organe të tjera ligjzbatuese të cilat në baze të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë informacion në lidhje me përdorimin e këtij shërbimi;

Në cdo rast ne verifikojmë dhe imponojmë ndaj palëve të treta me të cilat bashkëpunojmë që të sigurojnë nivelin e duhur të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me kërkesat e ligjit.

4. Afati i ruajtjes së të dhënave personale

Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen qëllimit kryesor për të cilin janë mbledhur. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.

Për qëllime verifikimi në rast ankesash për aplikime të padrejta gjobash të dhënat mbi parkimet sic janë targa dhe numri i telefonit do të ruhen për një periudhë 12 mujore nga momenti i dërgimit të mesazhit dhe më tej anonimizohen. Të dhënat e tjera që nuk janë të detyrueshme për tu vënë në dispozicion nga ana juaj dhe që lidhen me raportimet do të ruhen për një periudhë 13 mujore nga momenti i krijimit të raportimit në mënyrë që Bashkia Tiranë të verifikojë zgjidhjen e shqetësimeve nga ana e punonjësëve të ngarkuar për këtë cështje dhe më tëj fshihen nga sistemet.

5. Të drejtat tuaja

Në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që përpunohen për qëllimet e këtij aplikacioni, ju keni të drejtat si mëposhtë:

  1. E dretja për akses – këni të drejtë të kërkoni në cdo kohë informacion/konfirmim nëse të dhënat tuaja përpunohen ose jo si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
  2. E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se viheni në dijeni që të dhënat nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin;
  3. Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishem tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave.
  4. E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë të kundërshtoni në cdo kohë mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth jush.
  5. E drejta për tu ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshëm për të dhënat personale ju mund të ankoheni më shkrim.

Të gjitha kërkesat si më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet postës në adresën që vijon:

Në rast ankesash mund të përdorni edhe adresën e email alfunc.askprivacy@vodafone.com ose info@tirana.al.

Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgojmë informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Në cdo rast për ekzekutimin e kërkesave mund të kërkojmë informacion shtesë për identifikimin e saktë tuaj për të shmangur që informacioni juaj të përhapet tek persona të paautorizuar.

Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen ëeb të Komisionerit www.idp.al .

6. Të tjera

Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë, të ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respektojnë në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, kujdesemi që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Kjo Politikë Privatësie duhet të lexohet së bashku më Rregulloren e Privatësisë te publikuar në faqen web të Vodafone Albania dhe Politikën e Privatësisë të publikuar në faqe web të Bashkisë Tirane si dhe me termat dhe kushtet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimit Tirana Ime. Në rast mospërputhje ndërmjet termave të kësaj deklarate privatësie dhe termave të cdolloj marrëveshje për përdorimin e produktit, termat e asaj marrëveshje do prevalojnë.

Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj politike privatësie.

Përditësimi i fundit i kryer datë 03.02.2021.